• zanijem 7w

    E DI QË NUK E DI

    Nuk e di ku gabova;

    që t'lashë me m'dashtë?

    a që nuk ika kur s'pat ma çka me luftu?

    Nuk e di ku gabova;

    kur t'lashë me ma ndrydhë zemrën?

    a kur t'thashë harromë edhe ik?

    Nuk e di ku gabova;

    kur vazhdova me t'ndje edhe masi ike?

    apo kur t'lashë me u kthy,
    se hala i rujta pak ndjenja per neve ?

    E di ku gabova;

    Atherë' kur t'lashë me ma kthy mbrapsht,
    at' helmin e puthjes lamtumirëse!

    ©zanijem