• sabinav 6w

    Gurët (Tomas Transtromer)

    Ndjej të bien gurët që dikur kemi hedhur
    Copëra kristalesh të qartë. Ndër luginë
    Fluturojnë veprimet konfuze të castit
    ... …Duke ulërirë nga majat në majë të pemëve, heshtin
    Në atmosferën më të lehtë të së tashmes, kalojnë
    Si dallëndyshet nga maja në majë të maleve derisa
    Mbërrijnë të largtin kat më të lartë
    Përgjatë kufirit me të përtejmen
    Atje bien
    Veprimet tona copëra kristalesh të qartë
    Mbi asnjë fund
    Përvec se mbi ne